Dosja "AKSHI", Ergys Agasi del sot para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

28 August 2026, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "AKSHI", Ergys Agasi del sot para GJKKO për vlerësimin
Ergys Agasi

Ergys Agasi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.

Agasi është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Më parë kishte mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia.

Ndaj Agasit është vendosur më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ai ka qenë i shpallur në kërkim.

Në seancën e sotme, gjykata do të shqyrtojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Në këtë fazë, vendimi i gjykatës lidhet me masën e sigurisë dhe nuk përcakton fajësinë apo pafajësinë e Agasit.

Masa e sigurisë mund të kundërshtohet dhe të rivlerësohet në vijim të procesit, ndërsa përgjegjësia penale do të përcaktohet në bazë të provave dhe vlerësimit të gjykatës.


Video