U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur kokainë, vihen në pranga 3 persona

28 January 2025, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kapën në afërsi të një qendre tregtare duke shitur
Droga dhe telefonat e sekuestruar

Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration 2”.

Të rinjtë, dy 21-vjeçarë dhe një 19-vjeçar, janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet një shtetasi tjetër gjatë kontrollit fizik.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet pas disa muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.

U kapën në flagrancë në momentin e shitjes së një sasie kokaine, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video