Aksident në aksin Levan- Tepelenë, përplasen dy makina, lëndohen dy shoferët

28 January 2025, 08:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Levan- Tepelenë, përplasen dy makina,
Aksident në aksin Levan- Tepelenë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të  sotëm në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë të dy drejtuesit janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. 

Aksident në aksin Levan- Tepelenë, përplasen dy makina,


Video