U kapën me 1 kg kokainë, Serjani dhe Manushi: E kishim për përdorim vetjak!

11 December 2024, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kapën me 1 kg kokainë, Serjani dhe Manushi: E kishim për
Euxhenjo Manushit dhe Klajdi Serjanit

Dy të rinjtë që u kapën me 1 kilogram kokainë deklaruan para gjykatës se drogën e kishin për përdorim vetjak duke mohuar se ajo do të shitej.

Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e Klajdi Serjanit dhe Euxhenjo Manushit, vendosi t’i lërë ata në burg duke rrëzuar kërkesën për një masë më të lehtë.

Hetimi ndaj tyre kishte nisur para 6 muajsh. Ata ishin në ndjekje të vazhdueshme dhe përgjoheshin nga policia. Operacioni për ndalimin e tyre u krye në afërsi të kthesës së Kamzës pas një ndjekje prej disa minutash.

Ky është moment i prangosjes së Euxhenjo Manushit e Klajdi Serjanit. Ky i fundit është nipi i Pajtim Serjanit, i dënuar vite më parë për gjobëvënie ndaj një biznesmeni.

Përveç lëndës narkotike, policia ju sekuestroi një shumë parash dhe celularët.


Video