U gjet e vdekur poshtë Urës së Dajlanit, e reja dyshohet se është dhunuar dhe përdhunuar

2 August 2023, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U gjet e vdekur poshtë Urës së Dajlanit, e reja dyshohet se
Detaje të reja mësohen nga vdekja e një vajze të re në Durrës, e cila u gjet e pajetë poshtë Urës së Dajlanit.

Fillimisht policia tha se vajza rreth 20-30 vjeçe, është endacake ndërsa dyshohej se mund të ishte dhe përdoruese droge. Por dyshimet janë thelluar më tepër pasi vajza është gjetur e dhunuar dhe dyshohet se me të është abuzuar seksualisht.

Nuk përjashtohet mundësia që vajza të ketë qenë punëtore seksi, duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të parave. Ajo nuk është identifikuar ende, pasi nuk ka patur me vete asnjë dokument identifikimi.

Nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë vrarë në vend tjetër dhe të jetë hedhur më pas te Ura e Dajlanit.


Video