VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

16 Korrik 2026, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy punonjës të Policisë së Tiranës janë arrestuar nga kolegët e tyre.

Kjo, pasi ata u filmuan duke i marrë një qytetari 20 mijë lekë ryshfet.

Njoftimi

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

- D. B, 25 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;

- E. K, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.

Hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit, më datë 16.07.2026, të pamjeve filmike në rrjetin social “Jeta është Qef”, të cilat u analizuan dhe u verifikuan në mënyrë të plotë nga strukturat hetimore të AMP-së.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, në funksion të veprave penale të parashikuara nga nenet 244 dhe 301 të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe çdo forme tjetër paligjshmërie nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Falënderojmë qytetarët dhe median për kontributin e tyre në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit.

@joq

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon momentin kur dy efektivë policie ndalojnë një automjet në zonën e Myslym Shyrit, pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë. Në pamje shihet se efektivët kontrollojnë dokumentet e mjetit dhe më pas qytetari u dorëzon një shumë parash. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për 20 mijë lekë, të dhëna në këmbim të kthimit të patentës dhe shmangies së masës administrative. Denoncuesi pretendon se bëhet fjalë për një rast korrupsioni nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke ngritur shqetësime për raste të ngjashme ku qytetarët raportojnë se shkeljet rrugore janë falur në këmbim të parave. Mesazhi i qytetarit: "Joq përshëndetje, dy policë në zonën e Myslym Shyrit, në rrugicën e Gjykatës së Lartë, ndalojnë dy turistë dhe bëjnë korrupsion duke u marrë para. Një sjellje që na dëmton dhe tregon maskarallëkun e shtetit. Videoja tregon momentin kur marrin lekët." Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pritet të verifikojë pamjet dhe të dalë me një reagim zyrtar për rastin, ndërsa pritet që të merren masat përkatëse nëse konstatohen shkelje nga efektivët e përfshirë.

? original sound - JOQ Albania

Video