Tre banorë të "5 Majit" shoqërohen në Polici

22 February 2022, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre banorë të "5 Majit" shoqërohen në Polici

3 banorë të zonës së 5 majit në Tiranë janë shoqëruar në polici, pasi janë përplasur me efektivët për shembjet e banesave.

Një pjesë e banorëve kanë hipur sipër çative apo mureve rrethuese dhe luten që IMT-ja të mos u shembë shtëpitë e tyre.

“Mos na i prishni shtëpitë ju lutem, i kemi me djersë. Ose na jepni një hyrje ku të futeni”, u shpreh një grua. Ndërsa një tjetër u shpreh se është gati të vritet për të mbrojtur banesën e saj.

Për të shpërndarë banorët policia hodhi edhe gaz lotsjellës.

Në këtë zonë pritet të shemben 400 banesa, si pjesë e një projekti rindërtimi.

Shumica e banorëve nuk janë dakord me kontratat e dhëna nga bashkia. Ata e quajnë këtë proces një vjedhje të pronës private.

 

 


Video