Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Të mpirë, një burrë edhe një grua kanë ngulur sytë mbi shtëpinë e tyre e cila po shembet bashkë me momentet që kanë jetuar brenda saj dhe ëndrrat që kanë ndërtuar.
Një tjetër zgjedh të derdhë disa lot në fshehtësi, duke përjetuar dhimbjen e shkatërrimit të mundeve të saj shumëvjeçare, e vetme.
Banore të tjera shpërthejnë me ngashërime, teksa pranë tyre ndodhen familjarët për t’i dhënë zemër. Sot lotët nuk i mbajnë as burrat, të gjithë po qajnë.

