Qeveria SHPALL Turjan Hyskon dhe ish/nënkryetarin e bashkisë Vor...
8 Nëntor, 13:41Fokus
Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Barç të Korçës.
Policia thotë se shtetasi me inicialet Sh.M është gjetur pa jetë brenda kamionit që ai drejtonte, në ambientet e një subjekti privat.
Paraprakisht dyshohet se 55-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.