Tragjike/ E reja vdes pas operacionit për rënie në peshë te Spitali Amerikan. Denoncimi i vëllait: Vuante nga kanceri, mjekët s'duhej ta operonin

31 January 2024, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike/ E reja vdes pas operacionit për rënie në peshë te
Arenc dhe Irida Hasalla

Një vajzë e re ka humbur jetën, pas një ndërhyrje që bëri tek Spitali Amerikan II për humbjen në peshë.

E reja iu nënshtrua procedurës së liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompoze dhe ndërroi jetë.

Sipas familjarëve 31 vjecarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë, por mjekët e spitalit Amerikan i thanë se kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Arenc Hasalla, vëllai i viktimës, në një prononcim për mediat akuzoi mjeken Rezarta Kapaj si përgjegjëse, ku deklaroi se ajo mori përsipër operacionin, pavarësisht se e dinte situatën.

Tragjike/ E reja vdes pas operacionit për rënie në peshë te
Mjekja Rezarta Kapaj

“Motra ime ishte shtruar tek Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që nuk i lejohej ta bënte. Ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacionin e bëri për heqje peshe. Mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës time dhe pa firmën e prindërve. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë sepse kishte kartelën. Motra sot u paraqit në reaimacion dhe është shumë keq, s’ka shpresë. U bëj thirrje organeve kompetente të marrin masat për mjeken Rezarta Kapaj. Motra vjen për tu shëruar, paguan edhe 2 mijë euro dhe vdes“, tha vëllai i vajzës. 

Disa orë pas apelit, fati për vajzën e re ishte tragjik. Ajo ndërroi jetë në Spitalin Amerikan, edhe pse pagoi mijëra euro për një operacion që mjekët nuk duhet ta merrnin përsipër, për shkak të sëmundjes që ajo kishte.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

 

 


Video