Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas një seance të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të 11 punonjësve të Kadastrës të vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin e një prone.
Punonjësit kanë pretenduar se nuk mund të shkelnin ligjin, pasi gjykata e kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj ne favor të shtetit.
Por, pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullimit të punonjësve.