Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksidsent i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e Arbrit.
Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në segmentin Bulqizë-Maqellar, në afërsi të urës Qeranecit. Paraprakisht dyshohet për dy viktima dhe persona të tjerë të plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, përplasja ka qenë shumë e fortë, ku makina është shkatërruar thuajse totalisht.
Sakaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.
