Tjetër goditje për Belerin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë

26 September 2023, 15:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër goditje për Belerin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin
Fredi Beleri

Gjykata e Lartë ka rrëzuar për herë të dytë rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi kërkoi në masë më të butë sigurie se arresti me burg.

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshi u shqyrtua sot në dhomë këshillimi. Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.


Video