Tjetër bllokim rrugësh në Tiranë, zbulohet arsyeja! (Policia PLAN masash)

15 Qershor 2025, 14:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Tiranës njofton se, në kuadër të zhvillimit të Samitit të SEECP, më 16 qershor në Tiranë, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme në disa akse rrugore të kryeqytetit. 

Lëvizja e delegacioneve të huaja, të kryesuara nga presidentë të vendeve pjesëmarrëse, do të shoqërohet me ndërprerje të qarkullimit në itineraret: Aeroporti i Rinasit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rruga e Elbasanit – Rruga “George ë. Bush” – Rruga “Dervish Hima” dhe kthim në të njëjtën rrugë.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi, parkimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Video