Tetori Rozë, Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas!

1 October 2025, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tetori Rozë, Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, ka bërë sot thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë një kontroll që mund të rezultojë jetë-shpëtues.

Në një postim në rrjetet sociale Rama rikujton se mamografia falas mund të bëhet në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai.


Video