Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja e tij në Gjirokastër

30 September 2025, 23:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që
M. Kalemi

Është gjetur në Tiranë 15-vjeçari M. Kalemi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh nga familja e tij në Gjirokastër.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet në prani të një psikologeje, së bashku me vëllain e tij, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihen detaje rreth mënyrës se si ka mbërritur në Tiranë, por familja është njoftuar dhe ka marrë konfirmimin për vendndodhjen e tij.


Video