Tentuan të grabisin biznesin në Elbasan, autorët kapen "me presh në duar", identifikohen nga kamerat e sigurisë

4 July 2022, 08:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentuan të grabisin biznesin në Elbasan, autorët kapen "me
Foto ilustruese

Hajdutët tentojnë të vjedhin një biznes në Elbasan, por kapen mat nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Peqin.

Dy persona kanë tentuar që të grabisin një biznes mirëpo janë identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Kanë qenë pronarët të cilët kanë konstatuar grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia ka mundur të parandalojë grabitjen dhe të arrestojë dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Uniformat blu kanë sekuestruar mjetet e tyre të cilat shërbenin për të hapur dyert.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video