Katër fëmijë rrezikuan të mbyten në Kavajë, transportohen me urgjencë në spital

3 July 2022, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Katër fëmijë rrezikuan të mbyten në Kavajë,

Katër fëmijë të mitur, të moshës 11, 12 dhe dy 13 vjeç, kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin duke notuar në Vilë Bashtovë.

Policia ka njoftuar se ata janë paraqitur fillimisht në urgjencën e Kavajës, dhe më pas janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video