Kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinj në Tiranë

3 July 2022, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinj
Pamje nga operacioni

Dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me arsenal armësh.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se forcat "Shqiponja" kanë kontrolluar një mjet në dalje të Tiranës dhe kanë gjetur armë zjarri, municionë luftarakë dhe një palë dylbi.

Pas kontrollit në banesën e një prej të rinjve është gjetur një një kallashnikov.

Për pasojë, dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është proceduar penalisht, në kuadër të operacionit "Flagranca".

U arrestuan:

- Edison Manaj 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- Enea Shima 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

U procedua penalisht në gjendje të lirë Ergys Hidri, 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".


Video