Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e djeshme në burgun e Fierit, i burgosuri Dan Hutra së bashku me 3 të burgosur të tjerë, Martin Kapllanin, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi tentuan arratisjen nga ambjentet e burgut.
Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë teksa po prisnin zgarën e dritares së qelisë për t’ u arratisur.
Ndërsa sot është vendosur që këta 4 të burgosur të kalojnë në regjim të posaçëm për shkak se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe pritet të hyjnë në regjimin 41 bis.
Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve.