Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet 66-vjeçarja: E kishte fshehur në atlete

23 August 2024, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet
Kanabisi i fshehur në atlete

Një 66-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier pasi ka tentuar që të fusë drogë brenda burgut për një të afërm të sajin.

Pas kontrollit, policia i gjeti Limoza Xhelalit, 32.45 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e atleteve të 66-vjeçares, e cila ishte përgatitur për ta takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i arrestuar për vjedhje.

Forcat e policisë në Lushnjë kryen edhe kontrolle në banesën e saj, por nuk gjetën sende të kundraligjshme.

66-vjeçarja u arrestua dhe akuzohet për Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

 


Video