Në kërkim për trafikun e drogave të forta, arrestohet në Itali Vath Balla

23 August 2024, 14:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim për trafikun e drogave të forta, arrestohet
Vath Balla

Një 31-vjeçar është arrestuar në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare. Bëhet fjalë për të riun, Vath Batha i cili prej vitit 2019 rezulton në kërkim nga vendi ynë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi Vath Balla kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

Batha u lokalizua nga autoritetet vendase dhe arrestimi i tij u bë falë shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën.  

Njoftimi i Policisë

Policia e Shtetit/Operacioni “Para drejtësisë”, në pranga në Itali, një 31-vjeçar i kërkuar për shitje të drogave të forta.

Në vitin 2019, kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen në Durrës, arrestohet në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 31-vjeçari.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi V. B. kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.


Video