Tentoi parakalim, përplaset për vdekje drejtuesi i motoçikletës në Fier

5 April 2026, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi parakalim, përplaset për vdekje drejtuesi i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Fier-Shegan, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip Volkswagen, i cili po kthehej për në banesë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka tentuar një parakalim.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili, sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video