Bllokohen mbi 7 tonë djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

5 April 2026, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohen mbi 7 tonë djathë në Shkodër, AKU mbyll
Bllokohen mbi 7 tonë djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.

Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.

Ndaj subjektit është vendosur një gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës.

Po ashtu është vendosur një gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se "kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit".

Më herët, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore edhe në Tiranë, që nuk plotësojnë standardet e sigurisë. Për kryeministrin Edi Rama, kapitulli i sigurisë ushqimore, sa i takon negociatave me Bashkimin Europian, është ai më kompleksi.

“Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i saj nga të gjitha ministritë në sensin e mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Ka filluar me AKU-në, po shtrihet në inspektoriatet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore“, ka deklaruar kreu i qeverisë.


Video