E rëndë në Korçë, dy emigrantë gjenden pa shenja jete në mal

4 April 2026, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë, dy emigrantë gjenden pa shenja
Foto ilustruese

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare.

Nga kqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.


Video