Tenderi me shkelje, SPAK i kërkon drejtoreshës së AKU të dorëzojë celularin për verifikime

1 February 2023, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tenderi me shkelje, SPAK i kërkon drejtoreshës së AKU të
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda

Një tender me shkelje të rënda i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur hetimet.

Sipas portalit "Dosja", mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, Jeta Deda. Kësaj të fundit i është kërkuar të dorëzojë celularin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.

 


Video