Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus, policia jep detajet e para

2 January 2025, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus, policia jep detajet
Foto ilustruese

Shkodra nuk ka gjetur qetësi as në fillimin e këtij viti teksa na lagjen Rus disa persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti. 

Burime për media kanë bërë me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha. 

Makina është e llojit “Peugeot” ndërsa ka qenë e parkuar në momentin që një person, i cili lëvizte me motorr së bashku me një tjetër, qëlluan me 4 plumba drejt mjetit.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit të tij.  

“Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi  të shtetasit E. H.

Nga të shtënat  janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.”, njofton policia.


Video