Motori përplaset nga një makinë në aksin Maliq-Pogradec, nënë e bir në gjendje të rëndë

2 January 2025, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motori përplaset nga një makinë në aksin Maliq-Pogradec,
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.

Në motor ndodheshin një nënë dhe i biri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor. 


Video