Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, qëllohet drejt një makine

13 May 2024, 18:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, qëllohet
Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake të Voxnews.al, një person me inicialet F.T ka qëlluar në drejtim të një makine të parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur. Sakaq, forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

"Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


Video