Vritet efektivi i Shqiponjave në Fier

13 May 2024, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet efektivi i Shqiponjave në Fier
Vritet efektivi i Shqiponjave në Fier

Një konflikt me armë zjarri është shënuar në qytetin e Fierit, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës policie (efektiv i Shqiponjave)

Nga informacionet bëhet me dije se polici, me origjinë nga Tropoja, nuk ka qenë në shërbim, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar me një automjet ngjyrë blu.

Burime thonë për Vox News se edhe babai i viktimës është me detyrë polic.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e FNSH.


Video