Të akuzuar për vrasje e Egli Progës, dalin sot para Gjykatës së Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe

21 September 2026, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të akuzuar për vrasje e Egli Progës, dalin sot para Gjykatës

Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona.

Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes.

Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.

Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës.


Video