Studiuesi Koçolllari: Ali Pasha kishte marrëveshje me Carin e Rusisë për të krijuar Shqipërinë e pavarur

6 Janar 2023, 11:47Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Profesori dhe studiuesi Irakli Koçollari u shpreh se nacionalizmi shqiptar ka lindur me kohën e Ali Pashës.

Ai tha per mediat se ka gjetur dokumente që pohojnë se kishte marrëveshje me Carin e Rusisë për shkëputjen e një shteti shqiptar.

Koçollari: Nëse duam të jemi objektiv, Ali Pasha të gjitha i kishte. Ishte një burrë i madh dhe pionieri i nacionalizimit shqiptar. Nacionalizimi shqiptar lindi më vonë sesa tek popujt e tjerë të Ballkanit dhe për pasojë lëvizja erdhi e vonë dhe ishim shteti i fundit që u formua.

Koçollari: Kur rashë në dokumente autentike në Greqi për Ali Pashën ndryshova mendim për të
Ato dokumente që gjenden për Ali Pashën e përmbys një gjë të tillë dhe nacionalizmi ynë është shumë më i herët. Në vitin 1797, kur nuk ka filluar revolucioni grek, gjejmë dokumente në arkivat ruse për një marrëveshje sekrete mes Ali Pashës dhe Carit të Rusisë. Marrëveshje flet për shkëputjen nga perandoria osmane dhe krijimin e një shteti të pavarur. Marrëveshja përbëhet nga 8 pika dhe Ali Pasha thotë "Unë do të shkëputem nga perandoria osmane. Do të krijoj shtetin tim të pavarur, thotë Ali Pasha. Unë e di fuqinë time në këtë kohë, kishte 6 vjet që kishte marrë pushtetin dhe kërkonte mbështetjen e Rusisë cariste. Rusia ishte një fuqi e madhe. Unë e di në kushtet që jam kur ende nuk e kam konsoliduar fuqinë time ushtarake unë kam nevojë për mbështetje sikurse ju keni interesa politike me mua. Si fazë e parë kur të nis përpjekjet për shkëputje të vijnë njësi e forca ushtarake ruse në betejat që do të bëj për shkëputje". /Marrë nga Ora News

Video