SPAK së shpejti me 20 prokurorë, KLP i hap rrugë garës për tre vende vakante

26 September 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK së shpejti me 20 prokurorë, KLP i hap rrugë garës
SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka hapur rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (pranë SPAK).

Para disa ditësh KLPmiratoj rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Alfred Balla dhe me anëtarë Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës.

Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00.

Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, ndërsa numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh pritet të arrijë në 20.


Video