Arrestohet policja 29-vjeçare në Rinas, ja për çfarë akuzohet

26 Shtator 2023, 15:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet policja 29-vjeçare në Rinas, ja për

Një efektive e Policisë në Rinas është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet për disa vepra penale.

Efektivja me inicialet S.K, 29-vjeçe  dyshohet se ka ndihmuar një person duke hequr makinën e tij nga statusi “Alert” në sistemin e policisë. Ajo dyshohet se ka marrë ryshfet dhe tashmë akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Video