SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të BKH, ja kur do të mblidhet KLP për votimin e tij

8 December 2025, 14:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të BKH, ja kur do të mblidhet
Foto ilustruese

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 9 Dhjetor në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.


Video