SPAK merr në pyetje ish-sekretaren e Belinda Ballukut

30 April 2026, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK merr në pyetje ish-sekretaren e Belinda Ballukut

Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Burimet bëjnë me dije se Haxhiademi është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.

Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.


Video