Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 9 nëntor ankimimin e SPAK për masën “arrest shtëpie” për ish-deputetin Alqi Bllako.
Pak javë më parë SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-deputetin e PS-së.
SPAK tha se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.