67-vjeçarja denoncon në Këlcyrë të birin: Më ka rrahur sistematikisht

4 November 2022, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
67-vjeçarja denoncon në Këlcyrë të birin: Më ka
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj nënës së tij 67-vjeçare.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë vetë e moshuara që ka denoncuar dhunën nga i biri në polici.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, njoftojnë uniformat blu.

 


Video