"Skifterat shqiptarë" bien në prangat e policisë së Luksemburgut, bënin "namin" me grabitje në banesa

18 December 2024, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Skifterat shqiptarë" bien në prangat e policisë
Luksemburg

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Luksemburg, pasi akuzohen për kryerjen e disa vjedhjeve me dhunë në banesa.

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Together”, i organizuar nga FAST Luksemburgu në bashkëpunim me rrjetin ENFAST, janë arrestuar K. B., alias K. N., 29 vjeç, lindur në Mirditë, dhe K. M., 28 vjeç, lindur në Pukë.

Operacioni u bë i mundur falë sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania. Policia e Shtetit njoftoi se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në lokalizimin dhe arrestimin e dy të rinjve shqiptarë.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit akuzohen për vjedhje të dhunshme në disa banesa në Luksemburg.

Policia e Shtetit ka theksuar angazhimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë me homologët ndërkombëtarë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të kapur personat e shpallur në kërkim.


Video