Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO!

22 Korrik 2024, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edmond Gashi

Mjekët e spitalit Onkologjik të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror.

Në SPAK, dosja është marrë në dorëzim nga hetuesi Elvin Gokaj, i cili ka dhënë urdhër që të hetohen edhe disa farmaci që dyshohet se kanë kryer kontrabandë ilaçesh.

Megjithatë deri më tani nuk dihet se për cilat farmaci bëhet fjalë. Disa prej tyre kanë dalë edhe në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, por ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë.

Të gjithë të akuzuarit janë personel mjekësor, e po ashtu, mungojnë drejtuesit e tyre.

Por me urdhër të prokurorit Gokaj, brenda 10 ditëve do të rishikohen edhe masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.


Video