“Si mund të futet i tërë trotuari deri te bordura?” (VIDEO)

6 August 2025, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Si mund të futet i tërë trotuari deri te bordura?”
Pamje nga prishja e objekti

Nuk ndalet aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë trotuaret dhe ambientet e përbashkëta.

Sot, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon ndërhyrjen e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilat po lirojnë një zonë të zënë nga një biznes privat.

Në postimin e tij, Rama ironizoi me gjendjen e krijuar duke thënë: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura? Vazhdojmë…”

Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili sipas shefit të qeverisë, synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike.


Video