Shtyhet seanca për kryebashkiakun Veliaj në GJKKO!

16 Prill 2025, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj

Seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj do të shtyhet për në datën 23 prill.

Prokurori i rastit, Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

Video