Shtyhet seanca e nesërme parlamentare, do zhvillohen homazhe për Gerti Bogdanin

18 Shtator 2024, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i ndjerë Gerti Bogdani

Seanca parlamentare e planifikuar për t’u mbajtur ditën e nesërme, është shtyrë pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Seanca do të zhvillohet në një moment tjetër, ndërsa ish-kolegë deputetë, miq e të afërm do të marrin pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat midis orës 10:00 dhe 12:00 në sallën e seancave plenare.

Gerti Bogdani humbi jetën si pasojë e një infarkti kardiak ditën e sotme, në ambientet e hotel Rogner në Tiranë. Ai shprehu shqetësim te miqtë e tij teksa po konsumonte kafenë, dhe u largua në tualet.

U desh që dera të hapej me forcë, teksa miqtë e gjetën të shembur në tokë. Bogdani u dërgua me urgjencë në spita, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk u rikthye në jetë.

Gerti Bogdani ishte 44-vjeç dhe la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë si dhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.


Video