Shqiptari tentoi të VETËVR*TEJ në Angli, flet mbesa: E arrestuan se gjeti një "iPhone"…

15 Nëntor 2023, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alfred Dosku

Alfred Dosku, është 38-vjeçari shqiptar që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House, Angli.

38-vjeçari, me origjinë nga Librazhdi ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë pasi u gjet i varur me çarçafë në dhomën e tij.

Edhe pse mediat britanike vazhdojnë ta mbajnë të fshehur këtë ngjarje, shqiptarët dhe të afërmit e 38-vjeçarit kanë treguar si ka ndodhur ajo.

Mbesa e 38-vjeçarit në një prononcim për joq, ka treguar se shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një "iPhone 15".

Ajo thotë se, Alfred Dosku, kishte gjetur këtë celular, por policia nëpërmjet "Google Maps" ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë, "iPhone".

Më tej ajo thotë se 38-vjeçari ishte i sëmurë me kërthizën dhe nga dhimbjet ka dashur të bëjë vetëvrasje.

Ka qenë shoku i dhomës së tij ai që ka gjetur 38-vjeçarin e varur me çarçafë dhe ka njoftuar autoritetet më pas.

Video