FOTO/ Detaje të REJA, pse i riu nga Librazhdi tentoi t'i japë fund jetës në kampet e Anglisë: Ka pak shpresë!

14 Nëntor 2023, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto shqiptari i cili tentoi ti jap fund jetës

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar për jetën, pas një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azilkërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

VoxNews ka mësuar se bëhet fjalë për 38-vjeçarin, me iniciale, A.D, me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.

38-vjeçari prej 10 ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia dhe rikthimin në Shqipëri. Kjo dyshohet se ka qenë edhe një ndër arsyet pse i riu ka tentuar vetvrasjen.

Tch shkruan se: "Mjekët kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa e vetëvrasjes".

Ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, veprim të cilin e kishte ndërmarrë 20 minuta përpara se të zbulohej nga shoku i dhomës.

VoxNews ka mësuar nga të afërm të 38-vjeçarit se ai ishte kapur në një shtëpi bari në Londër. Kanë qenë kushtet e vështira të cilat e kanë detyruar 38-vjeçarin të largohet nga Shqipëria. 

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video