Mbetja kockore e groposur në Xarrë, reagon policia e Sarandës

15 November 2023, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbetja kockore e groposur në Xarrë, reagon policia e Sarandës
Policia e Sarandës

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane.

Dje janë gjetur mbetje që i përkasin kokës, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit.

NJOFTIMI I POLICISE
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.


Video