Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

24 Prill 2025, 13:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë regjimin e vizave me Bjellorusinë, 6 viteve pasi dy shtete firmosën marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave, në shkurt të 2020-ës.

Me një VKM të ditës së sotme, bëhet me dije se marrëveshja e nënshkruar nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko, do të pezullohet.

“Vendosi pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave. Vendimi nr.295, datë 15.5.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në njoftim. 


Video