Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Nuk do paguajmë 1 miliard euro!

18 Janar 2026, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ftesën zyrtare që Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Rama shkruan se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë përgjithmonë pjesë e bordit dhe se Shqipëria nuk do të presë emigrantë nga Palestina.

Ndër të tjera Rama mohon dhe pretendimet se nga SHBA janë ftuar të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB 
GËNJESHTËR 

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO 
GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: 

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. 

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. 

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani


Video