Shqipëria me dy ambasadorë të rinj në Azerbajxhan dhe Kanada, Begaj firmos dekretet

8 Korrik 2024, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Besart Kadia / Artemis Malo

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia është do të jetë tashmë ambasador rezident në Azerbajxhan, ndërsa Artemis Malo, po ish-zv.ministre e MPJ, në Kanada.

Dy dekretet janë firmosur sot nga presidenti Bajram Begaj.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të zotit Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.


Video