Inceneratori, Altin Dumani për gjykatësin e GJKKO: Nuk mund të ngrejë akuzë!

8 July 2024, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori, Altin Dumani për gjykatësin e GJKKO: Nuk mund të
Altin Dumani/ Dhimitër Lara

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, në një takim me gazetarët, ka folur pë vendimin e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara, i cili riktheu në burg Namik Simixhiun, pjesë e të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha se gjyqtari nuk mund të ngrejë akuza.

Pyetja: Gjykata e Apelit dha vendim për Namik Simixhiun, në dispozitiv gjykata dhe gjyqtari Dhimitër Lara ngriti akuzë që nuk është në kërkesën tuaj. A po hetohet inceneratori i Tiranës si grup kriminal? Apo ka lajthitur gjykata?

“Kjo çështje është në hetim paraprak, s’mund të jap informacione. Gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngrejë akuzë. Ne si prokurore dhe unë… Gjyqtari nuk mund të ndërhyjë në këtë moment procedural“, tha Dumani.

Me vendim të GJKKO-së, Simixhiut i ishte ndryshuar masa në arrest shtëpie, por SPAK e ankimoi dhe kështu ai kthehet sërish në qeli. 

Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.


Video